U denoncua se iu bënte presion qytetarëve për votën, pezullohet inspektori i Policisë në Konispol (EMRI)
Pezullohet nga detyra inspektori i Policisë në Konispol, Alush Çokalli. Ai u denoncua më herët se iu bënte presion qytetarëve, në lidhje me fushatën zgjedhore.
Pas marrjes së këtij denoncimi, Policia e Vlorës ka pezulluar nga detyra Çokallin, deri në verifikimin dhe provimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë:
Në lidhje me një foto të publikuar në një portal, ditën e sotme, në të cilën shfaqet automjeti i një punonjësi policie, në zonën e Konispolit dhe pretendohet se ky punonjës ndodhej aty, për t’u bërë presion qytetarëve, në lidhje me fushatën zgjedhore, ju sqarojmë se:
Menjëherë pas publikimit të këtij rasti, është pezulluar nga detyra, deri në verifikimin dhe provimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, inspektor A. Ç, me detyrë Ndihmësspecialist (SPZ) në Postën e Policisë Konispol.
Gjithashtu, ndaj këtij punonjësi, ka nisur hetimi disiplinor. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
