E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtia japoneze me humbje pas 30 vitesh

Kriza financiare globale, tërmeti dhe tsunami që pasoi rrjedhjen e lëndëve radioaktive në centralin bërthamor të Fukushimas dhe kriza e eurozonës bënë që për herë të parë që nga viti 1980, Japonia të deklarojë një deficit tregtar në raportet import-eksport.

Ekonomia e tretë botërore (e parakaluar nga Kina vitin e kaluar) raportoi për 2011-n humbje në tregtinë globale me 2.49 trilion jen (rreth 38.3 miliard euro).

Analistët ndërkombëtarë dhe japonezë japin disa shkaqe për këtë që lidhen kryesisht me katastrofat natyrore. Tërmeti i shoqëruar më pas nga tsunami në muajin mars të 2011-s, rëndoi bilancin negativ të ekonomisë, e cila edhe pa këto tragjedi ndodhej në një gjendje aspak të mirë, për shkak të krizës financiare botërore. Kriza FinanciareForumi Ekonomik Botëror, fokusi tek Eurozona Asnjë marrëveshje Greqi-BE, bursat në rënieKreu i FMN-së paralajmëron rikthimin e 1930-s Për të ardhur më pas tek përmbytjet që goditën Tajlandën dhe shumë vende të Azisë Jug-lindore, vende ku Japonia eksporton fuqishëm produkte industriale, sidomos automobilat.

Pikërisht ky sektor është prekur më shumë. Tërmeti dhe tsunami shkatërruan infrastrukturën dhe disa fabrika prodhimi të automjeteve në rajonin e Fukushimas. Kostoja e dëmeve ishte mjaft e lartë cka detyroi qeverinë japoneze të shkurtojë investimet dhe fondet për ringritjen e ekonomisë dhe të përqendrohet tek tejkalimi i krizës së Fukushimas, krizë e cila zgjati për muaj me radhë.

Tsunami shkaktoi dëmtimin e centralit bërthamor të Fukushimas duke cliruar në mjedis jod radioaktiv, tepër i dëmshëm për njeriun. Në një situatë të tillë dhe në qendër të kritikave të ambjentalistëve, qeveria japoneze u detyrua të ndërpresë përkohësisht punën në centralet bërthamore më të mëdha në vend, duke bazuar prodhimin e energjisë në lëndën e parë të importuar, karburantet. Edhe kjo, sipas ekonomistëve japonezë, ndikoi në rritjen e deficitit tregtar të vendit.

Por, ai që shqetëson më shumë japonezët dhe qeverinë e tyre është parashikimi i zymtë për të ardhmen, pasi sinjalet pozitive të tregjeve vendase tronditen herë pas here nga kriza e eurozonës, e cila ende nuk ka një zgjidhje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›