E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtimi i barnave në QSUT, grup pune për të kontrolluar situatën

2 mjekë dhe një farmaciste, barnat e spitalit të QSUT i shisnin në farmacinë pranë Onkolologjikut duke detyruar pacientët t`i blinin këto ilaçe dhe nëpërmjet këtij mashtrimi fitonin shumë të mëdha parash. Kjo është skema që ndiqte Andonaq Zili, Nikoll Koleci, mjekë në shërbimin parësore dhe Jetmira Koleci me profesionin farmaciste në Farmacinë e Qëndrës Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT) të cilët ranë në gjurmët e policë. Ky tregëtim i paligjshëm i barnave arrin në shumën e 3 milionë lekëve.

Edhe pse sinjalizimit ishin bërë kohë më parë, finalzimi i këtij opercioni i policisë i ka detyruar strukturat e shëndetësisë të mobilizohen. Drejtori i QSUT Saimir Ivziku tha se do të nisë menjëherë ngritja e një grupi pune që do të marren me vëzhgimin e lëvizjes së barnave, në raste kundëravajtje do të ketë pezullim nga puna dhe nisje te hetimeve.
 

Edhe drejtori i qëndrës së kontrollit të barnave Besnik Jakaj pranon faktin që tregëtime të fshehta janë një ndër problemet e mëdha duke theksuar se tregëtimi illegal në këtë rast është bërë nga mediakamentet e thjeshta deri tek ato të kushtushmet.
Të dy drejtuesit e strukturave shëndetësore thanë se ndaj fenomeneve të tilla do të ketë tolerancë zero. Pavarësisht, marrjes së masave emergjente nga rasti në fjalë, tregëtimi i barnave spitalore nga farmacitë private ende konsiderohet si një mision i pamundur.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›