Tregtimi i produkteve sezonale – Shfrytëzimi i tokës përmes pemëtarisë

Në kushtet kur prodhimet bujqësore sezonale shpesh rrezikojnë të mbeten pa u shitur, disa zgjedhin të tregtojnë tepricat e prodhimit të tyre. Një prej tyre është Kamer Hallaci, i cili shfrytëzon tokën e tij për kultivimin e pemëve frutore dhe një pjesë të prodhimeve që nuk konsumon vetë e shet.
Hallaci thotë se këtë aktivitet e zhvillon kryesisht për të shmangur shpërdorimin e prodhimeve dhe për të mos lejuar që ato të dëmtohen si pasojë e moskonsumimit.
Ai tregon se ndër vite nuk ka pasur probleme të konsiderueshme me dëmtimin e prodhimeve, pasi kujdeset vazhdimisht , duke kryer spërkatjet dhe shërbimet e nevojshme për të siguruar një prodhim sa më të mirë.
Për disa kultivimi i pemëve frutore nuk është vetëm një mënyrë për të siguruar prodhime për familjen, por edhe një mundësi për të shfrytëzuar tokën dhe për të nxjerrë të ardhura nga tepricat.
Gazetar: Dashamir Shehu
/rtsh.al/