E Martë, 3 Nëntor 2026

Tregtonin ilaçe të kontrabanduara, arrestohet katër administratorë farmacish në Fier

TIRANË, 29 maj /ATSH/ Pas një pune hetimore disamujore, Policia e Fierit ka arrestuar katër administratorë farmacish dhe ka proceduar penalisht një tjetër, pasi tregtonin në farmacitë e tyre, ilaçe të kontrabanduara. Arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacionit të koduar “Medicine”.

Policia njoftoi sot se “si rezultat i hetimeve proaktive, të ndjekura për disa muaj, në kuadër të operacionit “Medicine”, me objektiv goditjen e kontrabandës së mallrave, u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. Y., 65 vjeç, A. Xh., 59 vjeçe, P. B., 36 vjeçe dhe T. P., 35 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen T. A., 53 vjeçe”.

Sipas policisë “nga kontrollet e kryera në farmacitë që administronin këta shtetas, si dhe në banesat e tyre, u gjetën ilaçe pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 800 000 lekë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›