E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Rubio: SHBA do të fillojë heqjen e vizave për studentët kinezë

UASHINGTON, 29 maj /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të fillojnë të revokojnë vizat për studentët kinezë, përfshirë ata që kanë lidhje me Partinë Komuniste Kineze ose që studiojnë në industri kritike, shkroi sekretari i Shtetit Marco Rubio në X.

Sipas Rubio ‘’Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rishikojnë gjithashtu kriteret e vizave për të gjitha aplikimet e ardhshme nga Kina dhe Hong Kongu’’.

“Nën udhëheqjen e presidentit Trump, Departamenti i Shtetit do të punojë ngushtë me Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të revokuar në mënyrë agresive vizat për studentët kinezë, përfshirë ata që kanë lidhje me Partinë Komuniste Kineze ose që studiojnë në industri kritike’’, shtoi ai.

‘’Ne do të rishikojmë kriteret e vizave për të shqyrtuar më mirë të gjitha aplikimet e ardhshme për viza nga Republika Popullore e Kinës dhe Hong Kongu”, përfundoi ai.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›