E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtonin lëndë piroteknike/ Tiranë arrestohen 2 persona, procedohet penalisht një tjetër

Policia e Tiranës ka ushtruar kontrolle në disa subjekte tregtare dhe në ambiente të tjera, për të evidentuar dhe goditur rastet e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike.

Gjatë kontrolleve janë goditur 3 raste të posedimit të lëndëve piroteknike dhe lëndëve plasëse, me qëllim shitjen dhe një rast i kontrabandës së mallrave.

Arrestohen 2 shtetas, procedohet penalisht 1.  Policia sekuestroi sasi e konsiderueshme lëndësh piroteknike, lëndë djegëse dhe veshje të dyshuara të kontrabanduara.

/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›