Tregu i Krishtlindjeve ne Austri mes te pareve qe hapet ne Evrope

Tregu i Krishtlindjeve ne Austri eshte nder te paret qe hapet ne Evrope per sezonin e festave.
Kryetari i Bashkise se Vienes ndezi dritat e pemes se Krishtlindjes nen tingujt e valseve vieneze dhe mijera vizitore admiruan pamjet e bukura te tregut qe eshte ngritur mes bashkise dhe teatrit te famshem Burg.
Pema e ketij viti eshte madheshtore dhe e vecante eshte 29 metra nje meter me e larte se sa ajo e vitit te kaluar por njekohesisht shpenzon afro 90 per qind me pak energji fale llampave qe shpenzojne me pak energji qe u perdoren ne vend te atyre konvencionale.
Ne treg ka mbi 100 dyqane qe shesin mallra te shumellojshme. Rreth 3 milione vete vizitojne tregun e Krishtilindjeve te Vienes cdo vit dhe 500 mije prej tyre vijne nga jashte.