E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu i bonove, i përqendruar?

Ekspertët

Ekspertët thonë se buxheti do të ishte rënduar më pak në kosto nëse tregu i bonove të thesarit do të ishte administruar më mirë. “Mendoj se ky treg reflekton zhvillimet në të dyja anët, kërkesën dhe ofertën, ashtu sikurse reflekton në normat administrative dhe te normat e interesit për bonot e thesarit”, deklaron Zef Preçi, ekspert i ekonomisë. Sipas Preçit, edhe struktura e përqendruar e tregut të bonove është një faktor që rrit në mënyrë spekulative interesat dhe koston e borxhit të qeverisë. “Nuk përjashtohet mundësia e marrëveshjeve të fshehta mes bankave tregtare. Norma e interesit rrit koston e parasë”, saktëson Preçi. Borxhi i brendshëm që qeveria ka marrë përmes letrave me vlerë llogaritet në rreth 410 miliardë lekë, 60 për qind e të cilit është në bono me afat maturimi më të shkurtër se 1 vit.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›