E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregu i sigurimeve rritet me 10,5%, dominon sigurimi i pasurisë dhe nga aksidentet

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Tregu i sigurimeve njohu rritje të konsiderueshme gjatë periudhës janar-tetor.

Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat nga primet e shkruara bruto arritën 22.397 milionë lekë, një rritje prej 10,53% krahasuar me vitin e kaluar.

Kjo rritje pasqyron një zgjerim të tregut dhe një rritje të kërkesës për produkte sigurimesh.
Gjatë këtij periudhe, numri i kontratave të lidhura është rritur me 5,12%, duke arritur në 1.384.414 kontrata.

Sigurimet e Jo-Jetës mbeten dominueset në treg, duke përfaqësuar 91,65% të totalit të primeve të shkruara, ndërsa sigurimet e Jetës përbëjnë vetëm 8,32%.

Ky raport tregon se tregu i sigurimeve në Shqipëri është ende i orientuar kryesisht drejt produkteve që ofrojnë mbrojtje për pasuritë dhe aksidentet, sesa për sigurimet afatgjata të jetës.

Në segmentin e sigurimeve motorike, sigurimi i detyrueshëm motorik (MTPL) njohu rritje të fortë prej 13,97%, duke pasuar një rritje të numrit të kontratave me 7,47%.
Ndërsa sigurimi kufitar pësoi rënie të lehtë prej 1,47%.

Sigurimet vullnetarë patën gjithashtu një rritje prej 6,79% në primet e shkruara, duke arritur 8,493 milionë lekë.

Sigurimi i pronës dhe përgjegjësisë ka kontribuar ndjeshëm në këtë rritje, veçanërisht sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, që pati rritje prej 4,53%.
Nga ana tjetër, sigurimet e Jetës shënuan një rritje të dukshme prej 13,87%.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›