E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu, tendence ne rritje e valutes false

Tirane-Falsifikimi i valutes nuk kryhet ende ne Shqiperi, por prej vitesh ketu qarkullojne monedha false. Gjate nje konference te organizuar nga Europoli ne Durres, me eksperte te Ballkanit Perendimor per falsifikimin e monedhave, kryesisht euros, zv/drejtori i Pergjithshem per Hetimin e Krimit, Agron Kulicaj tha se Shqiperia edhe pse nuk eshte vend anetar i BE-se, eshte ballafaquar me fenomenin e falsifikimit te euros qe ne vitin 2002. Kartemonedha e pare e falsifikuar euro, ka qene e prerjes 50-teshe. Sipas drejtuesit te larte te policise, "qe nga viti 2002 e deri tani jane kapur e sekuestruar 895 kartemonedha euro false, me vlere 45.180 euro nderkohe qe sasia dhe vlera e kartemonedhave dollare te falsifikuara, te kapura ka qene me e madhe".

Falsifikimi i monedhave dhe ai i euros ne vecanti eshte nje fenomen, qe ndikon direkt ne ekonomine e shteteve evropiane, u tha gjate takimit. Zv/drejtori Kulicaj tha se "rastet e para te falsifikimit te monedhave kane qene sporadike, por qe gradualisht personat e implikuar ne kete veprimtari, jane organizuar ne grupe duke vene ne qarkullim sasi te medha te tyre". Por, megjithate nga te gjitha rastet e evidentuara, ka rezultuar se ne Shqiperi nuk prodhohen monedhat e falsifikuara. Kulicaj tha se monedhat e falsifikuara kane ardhur nga vendet fqinje dhe nje tendence ne rritje e perdorimit te tyre, vihet re gjate sezonit te veres dhe te Krishtlindjeve. Duke perfituar nga koha e hyrjes se emigranteve, grupet kriminale i shfrytezojne mire keto situata. Ai vuri ne dukje se perball ketij organizimi, edhe puna e policise eshte sofistikuar, duke perdorur metoda speciale te hetimit. "Ne disa raste jane perdorur agjente te infiltruar per te penetruar ne grupet kriminale, si dhe per te bere blerje te simuluara", u shpreh Kulicaj. Ne kete kuader, ai theksoi nevojen e bashkepunimi nderkombetar, pasi krimi nuk njeh kufij. Ne kete takim qe zhvillohet nga data 8-10 dhjetor, marrin pjese eksperte te strukturave te policise dhe Prokurorise te Shqiperise, Bosnje-Hercegovines, Kroacise, Serbise, Malit te Zi dhe Maqedonia. Takimin e ndjek nga afer edhe shefi i njesise se Europol-it per goditjen e falsifikimit te monedhave, Diter Petracs, si dhe eksperte te tjere te kesaj njesie.

Origjina

"Monedhat e falsifikuara hyjne me shume gjate sezonit te veres dhe te Krishtlindjeve. Duke perfituar nga koha e hyrjes se emigranteve, grupet kriminale i shfrytezojne mire keto situata", tha zv/drejtori i Pergjithshem i Hetimit te Krimit, Agron Kulicaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›