Asgjesohen 34 tone perberes toksik karburanti raketash
Tirane-Vendet anetare te NATO-s ndihmojne Shqiperine, ne demontimin e municioneve luftarake, si dhe asgjesimin e melanzhit. Rreth 34 tone perberes toksik karburanti raketash, i njohur si melanzh, qe gjendej prej vitesh ne vendin tone, eshte asgjesuar nepermjet nje projekti te financuar nga vendet anetare te NATO-s. Ky projekt ishte ngritur pas kerkeses se bere nga delegacioni shqiptar prane OSBE-se, ne Vjene dhe u financua nga qeveria e Greqise, Danimarkes, Suedise dhe Finlandes. Lenda toksike u transportua ne nje uzine te specializuar ne Suedi, ku edhe u dogj. Ndersa qeveria daneze, dhuroi 6 sharra metalike qe do te perdoren ne procesin e demontimit te municioneve te teperta ne vendin tone. Makinerite gjysme automatike prerese model "Startrite KMT 350 KSA", do te vihen ne pune se shpejti ne repartet e cmontimit ne Polican dhe ne Mjekes. Ato do te perdoren ne gjashte linja te demontimit te municioneve te teperta konvencionale dhe qellimi kryesor eshte qe me to, te shkaterrohet nje sasi prej rreth 7 mije tone municionesh, ne nje periudhe nje vjecare. Me kete dje rast ne Ministrine e Mbrojtjes, u zhvillua dje nje ceremoni e vecante ku merrnin pjese ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ambasadori i OSBE-se ne Tirane Robert Bosh, si dhe ambasadore te vendeve financuese te projektit. Ministri Imami, tha se "Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura i kane dhene prioritet te vecante procesit te demilitarizimit dhe demontimit te municioneve te teperta dhe ne kete projekt eshte siguruar mbeshtetja e aleateve tane, me qellim qe procesi te eci edhe me shpejt".