E Martë, 3 Nëntor 2026

Treguesi i besimit të biznesit dhe konsumatorit ra në prill

TIRANË, 2 maj/ATSH/ Në muajin prill, treguesi i besimit të biznesit dhe konsumatorit (TNE) ra me 0.8 pikë krahasuar me marsin, megjithatë mbetet 7.4 pikë mbi mesataren afatgjatë.

Sipas raportit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, rënia u ndikua kryesisht nga sektori i industrisë, i cili shënoi një ulje me 6.7 pikë, për shkak të vlerësimeve më të ulëta për kontratat eksportuese.

Ndërkohë, besimi në sektorët e ndërtimit, shërbimeve dhe tregtisë u rrit lehtësisht.

Sektori i ndërtimit shënoi rritje për të dytën muaj radhazi, ndërsa në shërbime dhe tregti besimi u rrit për shkak të pritjeve pozitive për punësim dhe çmime të ulëta në të ardhmen.

Për konsumatorët, treguesi i besimit ra me 1.3 pikë, duke u ndikuar nga pasiguria për situatën ekonomike dhe financiare. Megjithatë, besimi i konsumatorëve mbetet mbi mesataren historike.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›