Promovim dhe mbrojtje e pronësisë industriale në Kukës

TIRANË, 2 maj/ATSH/ Bashkia e Kukësit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Pronësisë Intelektuale (DPPI) nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim promovimin dhe mbrojtjen e pronësisë industriale në këtë qytet.
Ky bashkëpunim do të ofrojë mbështetje për bizneset vendase dhe do të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e markave, shpikjeve dhe treguesve gjeografikë.
“Qëllimi i marrëveshjes është të mbështesë zhvillimin e një mjedisi të favorshëm për bizneset, duke promovuar dhe mbrojtur risitë dhe produktet lokale”, bën të ditur DPPI.
Sipas DPPI-së, me këtë marrëveshje, do të krijohet një mundësi për zhvillimin ekonomik dhe inovativ të Kukësit, duke forcuar sektorin e pronësisë industriale në nivel lokal.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtorja e përgjithshme e komanduar e DPPI-së, Maria Solis Kapedani, dhe kryetari i bashkisë Kukës, Albert Halilaj.
/a.f/