E Diel, 1 Nëntor 2026

Treguesit për internetin, Shqipëria humbet 15 vende në një vit

berisha1593Raporti i Forumit Ekonomik Botëror Teknologjia e informacionit 2013 është publikimi i fundit që mes 144 vendeve mat treguesit që lidhen me internetin.

Shqipërinë e rendit në vendin e 83-të, ndërsa një vit më parë  vendi ynë renditej i 68-ti. Vendi ynë ka humbur 15 vende në një vit.

Vlerësimi minimal me pikë është 0, ndërsa ai maksimal është 7, dhe në total vendi ynë ka shënuar 3.8 pikë.

Vlerësimi bëhet mbi katër shtylla, e para lidhet me indeksin e mjedisit, ku Shqipëria renditet e 84-a, e dyta mjedisi i novacionit, ku ne renditemi në vendin e 66-të, e treta, infrastruktura dhe përbërja dixhitale, e rendit vendin tonë të 79-in, ndërsa e katërta lidhet me përdorimin, ku Shqipëria renditet e 85-ta.

Siç shkruhet në gazetën Panorama, më mirë interneti përdoret nga biznesi, ndërsa më keq nga qeveria.

Më keq Shqipëria paraqitet në treguesit e konkurrencës lokale  për internet si dhe pavarësia juridike, ku respektivisht renditemi në vendin e 128-të dhe 121-të. Në nivel jo aq të mirë paraqitet edhe mundësia për të siguruar teknologjinë e fundit, ku indeksi e rendit Shqipërinë në vendin e 106-të./A.XH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›