E Diel, 1 Nëntor 2026

Pierce Brosnan nuk plaket kurrë!

piercePierce Brosnan do të mbushë së shpejti 60 vjeç, por ruan ende një formë shumë të mirë.

Aktori irlandez, i famshëm për interpretimin e James Bond në vitet 1995-2002, është parë në sheshxhirimin e filmit Love Is All You Need gjysmë i zhveshur dhe me një fizik që është i rrallë për një burrë të moshës së tij, transmeton TCH.

Brosnan interpreton rolin e një burri të ve anglez, i cili jeton në Danimarkë. Gjatë një udhëtimi në Itali për dasmën e djalit të tij, ai takon një parukiere daneze që i ka shpëtuar kancerit.    P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›