E Diel, 1 Nëntor 2026

Treni përplas dy gra në Kavajë, ndodhen në gjendje të rëndë në spital

treniKavajë- Dy gra janë përplasur pasditen e sotme nga treni i linjës Tiranë-Elbasan, ndërsa mësohet se kanë marrë fraktura të shumta dhe ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Ngjarja është shëunar pranë Shkëmbit të Kavajës, ku dy gratë, identiteti i të cilave ende nuk dihet, kanë qenë duke ecur mbi shina, por papritur janë përplasur nga treni.

Menjëherë ato u dërguan me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku njëra është në gjedje më të mirë, por kanë shumë fraktura në pjesë të ndryshme të trupit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton, pasi ende nuk dihet se si gratë nuk arritën ta shihnin apo dëgjonin trenin që po afrohej.

Zona e Kavajës është më problematiket sa i përket kryqëzimeve të ndërtuarë mbi shinat e trenit. Në një gjatësi prej disa kilometra ka dhjetra rrugë që kalojnë mbi shina, duke u bërë një burim aksident, ku deri më tani janë shënuar disa viktima në këtë zonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›