Meta në kryesi: Koha për politikë të re, asnjë bisedim për poste ministrore
Tiranë- Pas takimit që zhvilloi me kreun e PS-së, Edi Rama, Ilir Meta ka mbledhur sot pasdite kryesinë e LSI-së, ku ka falenderuar të gjithë pjestarët dhe votuesit e saj për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit.
Ai deklaroi se qytetarët votuan kudër arrogancës së qeverisë aktuale, ndërsa tha se tani ka ardhur koha për ndrydhime thelbësore në politikë.
Ne jemi votuar se ne ditëm të përcjellim mesazhin e stabilitetit te vendit, domosdoshmërisë së bashkëpunimit të vendit në mënyrë që vendit ë ece me shpejt drejt rendit zhvillimit dhe integrimit dhe nuk është koha për tu sjellë as me eufori dhe as mendjemadhësi, pasi kjo ka qenë vote e qarte kudër arrogancës dhe vetëkënaqësisë. Kjo është koha për urtësi ndaj qytetarëve. Qeverisja duhet ë jetë gjithëpërfshirëse. Në këtë mënyrë mesazhet e qytetarëve i ka lexuar dhe zoti Edi Rama kryeministri i ardhshëm i vendit. Tani është koha për ndryshim të rëndësishëm të gjithë mënyrës si bëhet politika. Në këtë vend mbret duhet te jete ligji dhe qytetaret dhe jo qeveritarët dhe politikanët,- u shpreh Meta.
Më tej ai tha se sa i përket marrjes së postit të kreut të Kuvendit nga ana e tij, shpreson edhe tek bashkëpunimi me opozitën e re për integrimin evropian të vendit.
Pak minuta më pas ai zhvilloi edhe një konferencë për shtyp ku u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ku sipas tij, sa i përket ndarjes së posteve ministrore nuk ka pasur asjë marrëveshje me PS-në.
Nuk është diskutuar asnjë çështje për ndarjen e posteve ministrore, pasi këto nuk janë shqetësimet tona kryesore as si LSI, as si aleancë. Bashkëqeverisja nuk është cështje për qindjesh, por një çështje vullneti të përbashkët për të nisur në shqipëri një politikë të re mbi bazën e bashkëpunimit dhe interesit të vendit,- ka deklaruar Meta.