E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ Plagoset 30-vjeçari në Lezhë, autori në kërkim! Policia reagon për ngjarjen

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Nënë tereza” në qytetin e Lezhës. Lidhur me ngjarjen policia bën me dije se pas një konfilikti për motive të dobëta L.N 23-vjeç ka qëlluar me armë zjarri 30-vjeçarin Egzon Gega.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku ndohet ajshtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes.

Njoftimi:

Në hyrje të qytetit të  Lezhës, në lagjen Nënë Tereza, gjatë një konflikti për motive të dobta dyshohet se shtetasi L.N, rreth 23 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë  shtetasin E.G, rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen dhe shoqërimin e  autorit të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›