Trepça: Shkon Kurti, rikthehet Haxhiu

Trepça ka bërë papritmas ndryshime në shtabin teknik. Shefqet Kurti nuk është më trajner i skuadrës mitrovicase. Palët janë ndarë të dielën për arsye të panjohura, pasi që ekipit po i shkonin punët mirë.
“Prej sot, nuk jam më trajner i Trepçës. Vendosa të largohem për shkaqe personale. Ishte kërkesë imja dhe me marrëveshje të të dyja palëve. Natyrisht, largimi im nuk ka të bëjë me rezultatet, sepse ne po na ecnin punët mirë”, ka thënë Kurti për Express.
Ndërkohë, ‘Xehetarët’ e kanë emëruar menjëherë trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Fidaim Haxhiun, i cili edhe në të kaluarën e kishte drejtuar ekipin mitrovicas. Aktualisht, Trepça gjendet në pozitën e katërt në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll me 17 pikë, prej tyre 5 fitore, 2 barazim e 3 humbje.