Duka: Askush nuk do refuzoje kombetaren
Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit (FSHF), Armand Duka, siguroi dje se asnje nga lojtaret e thirrur nga Ari Han ne kombetare nuk do te mungoje ne grumbullimin e Antalias. "Ne adrese te FSHF-se, - tha ai, - nuk ka ardhur asnje shkrese zyrtare nga klubet ku te refuzojne te lejojne lojtaret per ne kombetare". Duka nuk harroi te theksonte se keto grumbullime ishin per te mire te futbollit shqiptar.
Canaj e Hafizi kunder FSHF-se dhe Hanit
Trajneri i Dinamos kryesuese, Agim Canaj, dhe ai i Tiranes, Astrit Hafizi, u shprehen dje kunder grumbullimit te lojtareve te tyre ne kombetare, thirrur nga FSHF dhe trajneri Ari Han. "Grumbullimi i lojtareve te tille eshte bere edhe me pare, - tha Canaj, - dhe asnje prej futbollisteve nuk eshte marre ne kombetaren A. Atehere, perse te thirren serish?". Hafizi arsyetoi se "sipas kalendarit, janari do te ishte muaj pushimi per kombetaret, ndersa grumbullimi do te behej vetem per miqesore te muajit mars". "Por meqe trajneri i kombetares u zgjodh me vonese ndodhin edhe keto gjera, - vazhdoi trajneri i Tiranes, - sipas kalendarit, per ne nuk ekziston grumbullim i kombetares".