E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tribunë për Konstantinin e Madh

Të hënën, më 19 dhjetor, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, mbahet tribuna kushtuar ‘Konstantinit të Madh’.

Me iniciativën e Asociacionit për Zhvillim të Galabit “Galabri”, Shoqata Kulturore e Kosovës “Anton Pashku”, Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe Unioni i Letrarëve të Kryeqytetit të Kosovës, që të gjitha në Prishtinë, në Bibliotekën Kombëtare e Universitare të Kosovës, ditën e hënë, më 19 dhjetor, në orën 11, organizohet tribuna kulturo-shkencore kushtuar Perandorit iliro-dardan Konstatinit të Madh.

Për këtë figurë historike dardano-ilire – Konstantinin e Madh, kjo do të jetë tribuna e parë që mbahet në viset etnike shqiptare, e që shënon edhe fillimin e jubileut të 1700-vjetorit të Ediktit të Milanos të mbajtur në vitin 313, kur Konstantini i Madh e kishte legalizuar krishterimin në botë.

Me këtë rast do të paraqiten gjashtë kumtesa dhe pritet të zhvillohet një debat me interes, pasi që këtë figurë historike po tenton ta përvetësojë Serbia për t’u ‘dëshmuar’ se serbët janë popull qiellor dhe se ata e ‘kanë’ përhapur krishterimin në botë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›