Tristan Halilaj, kandidat per "Shooting Stars"
Aktori i ri, Tristan Halilaj, do te kandidoje ne "Shooting Stars 2012", per rolin e Nikut ne filmin "Falja e Gjakut". Qendra Kombetare Kinematografike ka perzgjedhur aktorin shkodran, i cili interpretoi per here te pare ne filmin e regjisorit, Joshua Marston. Ne programin European Film Promotion "Shooting Stars 2012", Halilaj do te konkurroje se bashku me aktore te tjere nga vende te ndryshme te botes, per interpretimet e tyre ne realizimet kinematografike. Ne filmin e Joshua Marston, Tristan Halilaj interpreton Nikun, nje adoleshent, te cilit brenga per endrrat e tij te nderprera, fillon t'i shnderrohet ne zemerim e me pas ne rebelim, teksa dite pas dite, ai thur nje plan per t'i dhene fund ngujimit te tij. Halilaj konkurron ne "Shooting Stars" pas aktorit Nik Xhelilaj, i cili vitin qe shkoi fitoi cmim per interpretimin e tij ne filmin "Shqiptari". Programi "Shooting Stars" financohet nga Agjencia per Promovimin e Filmave Evropiane dhe u ofron fituesve mundesi promovimi, si takime me agjencite audicionale ne Berlinale apo vizita neper festivale te ndryshme ne Evrope, si dhe ne Hollywood.