E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-21, Poloni-Shqipëri 4-3. Fatalitet

/* */

Shqipëria U-21 pësoi një humbje dramatike 4-3 me Poloninë (në Grudziadz), në minutat e fundit shtesë, duke pësuar kështu disfatën e dytë në tri ndeshjet e para në grupin 6 kualifikues të Euro 2013 për këtë moshë.

Krichvoak shënoi i pari për Poloninë, me penalltinë e realizuar në minutën e 34-t.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendasit, ndërkohë që në fraksionin e dytë u shënuan gjashtë gola, tre prej tyre në dhjetë minutat e fundit.

Klish dyfishoi shifrat në minutën e 54-t për Poloninë e dretjuar nga Stefan Majevski, por një minutë më pa, sulmuesi Armando Sadiku shkurtoi diferencën.

Sobiesh i çoi shifrat në 3-1, por djemtë e Artan Bushatit u kundërpërgjigjën, duke barazuar me anë të Bekim Balës (81) dhe sërish Sadikut (90’).

Sulmuesi i Lokarnos në kampionatin zviceran u ngjit në kuotën  e 4 golave në tri ndeshje, duke qenë edhe shënuesi më i mirë i skuadrës.

Një minutë më pas, Vozniak (91’) realizoi dhe golin e fitores 4-3 të Polonisë, e dyta në këto eliminatore ndaj nesh.

Kapiteni i Shqipërisë, Arsen Sykaj, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht të kuq, pas protestave.

Në ndeshjen e parë kundër Polonisë, të luajtur në Korçë (2 shtator), Shpresat humbën 3-0.

Gjithsesi, pas katër ditësh Kombëtarja U-21 gjeti fitoren e parë duke mposhtur 4-3 Moldavinë (7 shtator), takim i zhvilluar po në stadiumin e Korçës.

Armando Sadiku (2), Mërgim Brahim (1) dhe Bruno Telushi (1) ishin autorët e golave të Shqipërisë.

Në grupin tonë (6), bëjnë pjesë edhe Rusia, Polonia, Portugalia dhe Moldavia.

Pas tri ndeshjeve të para, Shqipëria U-21 renditet në vendin e parafundit, me 3 pikë. Moldavia është e vetmja skuadër që nuk ka grumbulluar asnjë pikë nga tri ndeshjet e para.

Takimi i ardhshem i Shqiperise eshte ai me Rusine, me 10 nentor.
    
U-21, EURO 2013
GRUPI 6

NDESHJET
Shqipëri-Poloni         0-3
Shqipëri-Moldavi     4-3
Poloni-Shqipëri        4-3

Shqipëri-Rusi        10.11.2011
Shqipëri-Portugali    14.11.2011
Portugali-Shqipëri    06.06.2012
Rusi-Shqipëri        12.06.2012
Moldavi-Shqipëri        06.09.2012

RENDITJA
Polonia     4    7
Rusia     2    6
Portugalia     2    4
Shqipëria     3    3
Moldavia     3    0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›