Tritol në Kamëz/ Shpërthen dera e banesës së 36-vjeçarit

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bathore në portën e një banese. Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 03:35 në rrugën “Rozafa”.
Lënda e dyshuar plasëse ishte vendosur në portën e banesës së një 36-vjeçari me inicialet M. L. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Njoftimi i Policisë:
Kamëz/Informacion paraprak Më datë 12.09.2026, rreth orës 03:35, në rrugën “Rozafa”, në Bathore, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në portën e banesës së shtetasit M. L., rreth 36 vjeç. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.