Tritol pallatit në Orikum, terrorizohen banorët, vetëm dëme materiale

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të kësaj të marte në Orikum.
Sasia e tritolit është vendosur në një prej pallateve që gjendet në shëtitore.
Shpërthimi ka ndodhur pas një biznesi ku njëkohësisht është edhe hyrja e pallateve ku jetojnë dhjetëra familje.
Eksplozivi për fat të mire ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ku ka pasur thyerje xhamash.
Dyshohet se një persona i maskuar ka vendosur tritolin dhe është larguar, ndërsa nuk dihen motivet e ngjarjes.