Tritol shtepise se kandidatit

Shpërthimi fortë shkaktoi vetëm dëme materiale.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për këtë incident të radhës të fushatës elektorale, që vjen një ditë pas dy incidenteve të tjera që u shënuan në Kamëz dhe Pogradec.
Në një ngjarje të ngjashme, një sasi tritoli shpërtheu në banesën e shefit të shtabit elektoral të kandidatit të Partisë Socialiste në qytetin e Pogradecit.
Persona të paidentifikuar ende nga policia vendosën një sasi tritoli në hyrje të pallatit në katin e parë të së cilës jeton familja Syzo.
Nga shpërthimi që ndodhi në orët e vona të natës së të shtunës, fatmirësisht nuk ka patur lëndime në njerëz.
Në një tjetër incident në Kamëz një mbështetës i Partisë Demokratike mbeti i plagosur pas një përplasjeje midis përkrahësve të PS dhe PD.
Ngjarja ndodhi gjatë kohës që mbështetësit e opozitës po ndërtonin skenën ku pasdite u zhvillua mitingu i “Aleancës për të ardhmen”, kur një mbështetës i Partisë Demokratike nisi të vendoste flamuj të saj pikërisht në vendin ku socialistët do zhvillonin mitingun e tyre.
Disa mbështetës të opozitës i kërkuan të mos i vendoste aty flamujt e PD dhe më pas ata u përleshën fizikisht me përkrahësin e PD-së.