E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koka: Ngjarja, për shkak të fushatës elektorale

Kandidati i PS-së për njësinë bashkiake numër 7 në kryeqytet Erion Koka e ka lidhur shpërthimin e sotëm në banesën e tij me kandidimin e tij.

Në një prononcim për mediat Koka ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë konflikt dhe ngjarjen e lidh me fushatën elektorale.
 

“Nuk kam pasur konflikt me njeri. E vetmja mundësi është ajo e fushatës elektorale kështu që çështja politike është mjaft e qartë” theksoi Koka duke shtuar se deri më tani ka kryer një fushatë qytetare.

Ndërkohë një sasi tritoli është vendosur rreth orës 01:45 në banesën e kandidatit për njësinë bashkiake Erjon Koka por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›