E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tritoli ndaj lokalit në Fushë Krujë/ Identifikohet autori i ngjarjes, pranga bashkëpunëtorit të tij

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në Fushë Krujë, pasi dyshohet se është bashkëpunëtor i Mondi Topallit, autorit të vendosjes së tritolit ndaj një lokali në Fushë Krujë, ngjarje e ndodhur më 31 janar 2025.

41-vjeçari ka ndihmuar Topallin të largohej nga vendngjarja, me makinën e tij.

Gjatë kontrollit të banesës së 41-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar një armë gjahu pa leje, një armë sportive dhe municion.

Ndërkaq, policia vijon punën për kapjen e Mondi Topallit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›