E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trojka: Konsensus për imunitetin dhe reformën parlamentare

Trojka e ambasadorëve të akredituar në Tiranë i ka bërë apel klasës politike të arrijnë konsensus për heqjen e imunitetit dhe reformën parlamentare. Gjatë ditës së sotme trojka e ambasadorëve, ai i SHBA-së Aleksandër Arvizu, i BE-së Ettore Sequi dhe i OSBE-së Eugen Wollfarth janë takuar me kreun e opozitës Edi Rama në selinë rozë ku kanë diskutuar në lidhje me këto dy çështje të rëndësishme.
 

Në një prononcim për mediat, ambasadorët kanë theksuar se e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishem heqjen e imunitetit si kusht për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Ambasadori i OSBE-së, ka deklaruar se mbetet ende punë për të bërë për reformat kyçe, ndaj sipas tij duhet një shfrytëzim sa më i mirë i kohës.

"Ne sot kemi folur për heqjen e imunitetit dhe mënyrës se si duhet të procedohet më tej. Çështja e heqjes së imunitetit vjen fill pas çështjes së rëndësishme të reformës zgjedhore që shpresojmë të përfundojë këtë javë. Heqja e imunitetit kur ka të bëjë me zyra të rëndësishme  si deputetët dhe gjyqtarët dhe prokurorët që i jep më shumë vlerë sistemit të garancive dhe sigurive të një vendi dhe janë çështje që duhen të trajtohen me kujdes. Të qënurit i nënshtruar ndaj Kushtetutës dhe ligjit është shumë e rëndësishme. Dënueshmëria për çështje që bien në kundërshtim me Kushtetutën duhet të ekzistojë. Çështja e imunitetit është me rëndësi për funksionimin e shtetit në vetvete dhe për këtë do të ketë diskutime të gjithanshme. Shfytëzmi sa më i mirë I kohës është loja që duhet të zhvillohet” theksoi Wollfarth.
 

Ndërsa ambasadori i BE-së Ettore Sequi theksoi se një tjetër reformë e rëndësishme është dhe ajo parlamentare. "Heqja e imunitetit është me rëndësi vendimtare për procesin e saj për integrimin në BE. Në fakt po kaq e rëndësishme janë edhe reforma të tjera siç është edhe reforma parlamentare që është pjesë e një marrëveshje të arritur vitin e kaluar. Ne shpresojmë që me reformën parlamentare do të bëhet po aq progres sa edhe me heqjen e imunitetit. Marrëveshja për reformën zgjedhore ishte një hapi i mirë përpara dhe shpresojmë të të ecet përpara edhe me dy çështjet e tjera. Ne shpresojmë që do të arrihrt progres. Ne nuk po i kërkojmë politikanëve ta pëlqejnë njëri-tjetrin por ne po u kërkojmë atyre të punojnë me njëri-tjetrin” theksoi Sequi.

Nga ana e tij, ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu theksoi se palët duhet të zhvillojnë diskutime përpara se heqja e imunitetit të votohet në parlament. “Vota është me datë 6, me kohën shqiptare është një kohë e përjetshme, ka kohë mjaftueshëm për diskutime. Ashtu siç ndodh me çdo pjesë legjislacioni, nuk duhet të lëmë të përsosurën të jetë armike e së mirës”, shtoi Arvizu, i cili shprehu besimin se palët do të bëjnë një punë e mire për këtë çështje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›