Troket frikshëm kriza energjetike
Rrjeti i vjetër 40 vjeçar pa investimet e duhura dhe moti i keq po e kthejnë vendin në mesjetë, ku pjesë e territ elektrik është bërë edhe Tirana, e cila ka qëndruar më shumë se 7 orë në kufizim të plotë energjie ditën e djeshme.
Edhe pse janë dhënë 70 milion euro për KESH-in për këtë vit, siç shkruhet në gazetën Shqip, problemi nuk është te sasia e energjisë, por te shpërndarja, e cila është në dorë të CEZ-it. Kjo kompani nuk ka investuar as 1% të planit për vitin 2012, dhe më 2011 vetëm gjysmën e planit me afro 20 milion euro.
Gjendja në terren paraqitet e vështirë dhe mjafton një erë apo shi dhe rrjeti i amortizuar shkakton defekte.