E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tronditet Beogradi/ Nxënësi i klasës së shtatë vret rojen e shkollës dhe plagos të paktën 5 të mitur

Një i mitur ka qëlluar me armë zjarri disa persona në një shkollë në Beograd. Mediat vendase raportojnë se i mituri ka qëlluar  fillimisht rojen e shkollës, duke e vrarë dhe më pas ka plagosur 5 nxënës që ndodheshin në korridor.

Raportohet se autori i ngjarjes së rëndë është një nxënës i klasës së shtatë. Nga të dhënat e para dyshohet se i mituri ishte nën efektin e lëndëve narkotike gjatë momentit të ngjarjes.

Gjithashtu raportohet se të plagosurit që janë në rrezik për jetën.

Ngjarja e rëndë është shënuar në shkollën 9-vjeçare “Vladislav Ribnikar”, e gjendur në një zonë luksoze të kryeqytetit serb.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›