E Diel, 1 Nëntor 2026

Tronditet Berati grabitet ne arkivol i sapovarrosuri

/ /

Persona ende te paidentifikuar dhunuan varrin e nje emigranti te varrosur vetem pak ore me pare duke i grabitur bizhuterite dhe nje sasi parash qe te afermit ia kishin futur ne arkivol.
Ngjarja tronditese sipas policise eshte duke u hetuar por ndonese u shoqeruan disa persona ata u lane te lire pasi u moren ne pyetje. Familja e viktimes 22-vjecare Robert Zerellari eshte shokuar kur mesoi se varri i djalit te tyre ishte dhunuar dhe se arkivoli me trupin e te ndjerit ishte nxjerre jashte tij. Viktima Zerellari mesohet se kishte gjetur vdekjen ne nje aksident te rende qe kishte ndodhur ne Greqi ku ai jetonte si emigrant ekonomik. Familjaret kishin mundur te merrnin trupin e tij per ti dhene lamtumiren e fundit ne varrezat e qytetit te Beratit rreth ores 1400 te se enjtes. Pas ceremonise mortore gjate nates persona te paidentifikuar kane hapur varrin e 22-vjecarit duke i grabitur varesen byzylykun dhe nje unaze te gjitha prej floriri si dhe 30 mije leke qe ia kishin vene familjaret e tij. Te nesermen babai i te ndjerit 50-vjecari Pellumb Zerellari eshte njoftuar se trupi i djalit te tij ishte nxjerre nga varri. I tronditur nga ngjarja e rende ai shkoi ne varreza me te afermit dhe konstatoi arkivolin e hapur me te birin brenda. Mjaft i shokuar nga pamja e rende 50-vjecari sinjalizoi policine. Ai konstatoi se te birit i ishin grabitur te gjitha bizhuterite te cilat kapnin nje vlere te konsiderueshme parash si dhe sasia prej 30 mije lekesh te cilat ia kishin futur ne arkivol si nje rit i fisit te tij. Kjo qe ndodhi eshte me e rende se vdekja e djalit. Te vidhet edhe i vdekuri nuk kisha degjuar ndonjehere. E kishin nxjerre nga varri dhe me pas i kishin marre bizhuterite si varesen unazen dhe byzylykun prej floriri por dhe parate qe ne ia futem ne varr. Kjo qe ka ndodhur eshte nje krim i rende. I kerkoj policise qe te gjeje autoret e dhunimit te varrit te djalit tim dhe te ndeshkohen u shpreh Zerellari. Ai dyshon se autoret kane qene pjesemarres ne varrim dhe pasi kane pikasur bizhuterite e renda prej floriri nekrofilet kane hapur varrin naten. 50-vjecari ende nuk kishte mbyllur dhimbjen e nje tjeter tragjedie ne familjen e tij. Dy vjet me pare djali i tij Kastriot Zerellari 26 vjec humbi jeten po ne aksident automobilistik. Nuk kisha mbyllur plagen e pare kur mu hap tjetra. Nuk di pse po me ndjekin keto fatkeqesi njera pas tjetres u shpreh me tej babai i 22-vjecarit te zhvarrosur.

BERAT/DILAVER XHELILI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›