Panairi i Librit zgjedh gjashte me te miret
Keshtu dje pasdite ne ambientet e Pallatit te Kongreseve u ndane 6 cmime. Ate me te rendesishmin per autorin e vitit e meritoi Irakli Kocollari per librin e tij Policia sekrete e Ali Pashes. Perkthyesi me i mire u shpall Jorgji Qirjako per shqiperimin e librit te Nikolas Papandreut Vallja e tim eti. Autori me i mire per femije u shpall Bardhyl Xhama ndersa studiuesi me i mire Behar Gjoka per vepren e tij studimore mbi Martin Camajn. Nje cmim special shkoi per Anastas Angjelin per analizen ekonomike qe i behet periudhes se gjate te tranzicionit shqiptar. Nuk mungoi edhe cmimi qe vleresonte paraqitjen me te mire estetike ne panairit. Dhe ishte stenda e shtepise botuese Media Print. Ashtu si edhe u premtua kete vit menyra e konceptimit dhe e vendosjes se stendave krijonte me shume frymemarrje dhe nje pamje me estetike. Por kjo ndoshta mund te vije edhe prej numrit me te paket te shtepive botuese ne kete aktivitet. Nga 100 qe kane qene vitet e shkuara ne kete edicion marin pjese 80 syresh nga Shqiperia Kosova e Maqedonia. Krahas stendave te librit artistik nuk munguan edhe ato te librit shkollor e fetar. Si gjithnje hapesirat me te bollshme dhe paraqitja me e mire estetike ishte e shtepive te medha botuese. Nderkaq gjate dites se djeshme nisen promovimet e librave. Shtepi botuese dhe autore prezantuan titujt e tyre te rinj. Te tjera do te vijojne sot e neser. Ne stendat e shtepive botuese do te jene te pranishem edhe disa prej autoreve te librave. Po sot do te zhvillohet edhe nje forum mbi problemet e botimit dhe perkthimit qe do te ule rreth tryezes se rrumbullaket perkthyes botues autore etj. Fatmiresisht pirateria nuk do te jete me ne qender te forumit sic ka qene vite me pare. Duket se ky problem tanime eshte kapercyer dhe botuesit shqiptare jane bere me te pergjegjshem ne punen e tyre. mimet
Autori i vitit Irakli Kocollari me Policia sekrete e Ali Pashes
Perkthyesi i vitit Jorgji Qirjako me Vallja e tim eti e Nikolas Papandreu
Shkrimtari me i mire per femije Bardhyl Xhama me 3 vellezerit
Libri me i mire studimor Behar Gjoka per Martin Camaj-shkrimtaria e tij.
mimi special i panairit Anastas Angjeli per librin Tranzicioni dhe liria ekonomike ne Shqiperi
Stenda me e mire Media Print
Alma Mile