E Diel, 1 Nëntor 2026

Tronditet Irlanda! Deputeti gjest të turpshëm në parlament me deputeten!

Reagime shumë të forta ka ngjallur gjesti i deputetit të partisë në pushtet, Fine Gael, Tom Barry në Irlandë!

Deputeti ndërsa parlamenti po vazhdonte punimet e seancës dhe deputetja Anie Collins po kalonte para tij, e rrëmbeu dhe e uli në... prerin e tij! Menjëherë reagoi kryetari i parlamentit i cili e konsideroi gjestin si “fyes dhe të papërshtatshëm”.

Edhe pse fillimisht partia e tij refuzoi të komentonte gjestin aspak të hijshëm të Barry, më vonë ishte vetë Barry ai i cili u rrëfye duke deklaruar se: “I kërkova falje Anie Collins dhe ajo menjëherë e pranoi. Nuk ka arsyetim! Thjesht, nuk duhej a kisha bërë”, citon alb-observer. 

Nga ana tjetër edhe reagimet e opinionit publik ishin të ashpra dhe të menjëhershme, pasi ngjarja mori përmasa të mëdha. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›