E Diel, 1 Nëntor 2026

Tronditet Kombëtarja e Kosovës në futboll, Amir Rrahmani njofton largimin

PRISHTINË, 11 shtator /ATSH/ Kapiteni i Kombëtares së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, ka marrë një vendim të papritur e të bujshëm për t’u larguar nga përfaqësuesja pas një dekade të kaluar me dardanët.

Përmes një komunikate publike, mbrojtësi ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e Kosovës për sa kohë Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) udhëhiqet nga personat aktualë.

Rrahmani, i cili ka bartur shiritin e kapitenit për shtatë vite, ka theksuar se kjo zgjedhje vjen si pasojë e akumulimit të problemeve ndër vite dhe mungesës së menaxhimit profesional nga ana e krerëve të federatës.

Sipas tij, në vend të mbështetjes, ai është përballur me sulme të koordinuara nga vetë drejtuesit institucionalë.

Ky vendim pason një periudhë të gjatë pakënaqësish brenda taborrit dardan dhe pritet të nxisë reagime të shumta në opinionin publik e sportiv në Kosovë.

Letra e plotë e Amir Rrahmanit e publikuar në Instagram:

Tifozë të vërtetë të Kosovës?

​Pas 10 viteve në Kombëtare nga të cilat 7 vite si kapiten ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Kombëtares së Kosovës përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktualë.

​Për shkak të shumë faktorëve, kundërshtimeve të vazhdueshme dhe mungesës së njerëzve kompetentë për të adresuar problemet dhe ankesat tona, situata ka mbetur pa përmirësime për shumë vite.

Dhe çka mora në këmbim?

Sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara për më shumë se dy vite nga ata të cilët do të duhej të na mbronin.

​Drejtësia do ta vërtetojë një ditë.

​KY VENDIM VJEN NGA NEVOJA PËR TË RUAJTUR INTEGRITETIN TIM SI KAPITEN DHE FUTBOLLIST PROFESIONIST, POR MBI TË GJITHA VLERAT E MIA SI NJERI.

​I juaji,

Amir Rrahmani

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›