E Diel, 1 Nëntor 2026

Tronditet Turqia, 35-vjeçari merr leje nga burgu dhe vret nënën, vajzën e tij dhe ish-gruan! I jep fund jetës

Turqia është tronditur nga një krim i rëndë brenda familjes. Sipas mediave turke, një 35-vjeçar i identifikuar si Recep Cengiz, i cili po vuante një dënim me burg, dyshohet se ka vrarë nënën, vajzën e tij 8-vjeçare dhe ish-bashkëshorten, përpara se të kryente vetëvrasje.

Raportohet se Cengiz kishte përfituar një leje 11-ditore nga burgu, ku po vuante një dënim katërvjeçar për mashtrim dhe kërcënim me armë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Kuşkagız në Ankara. Fillimisht, ai dyshohet se u përfshi në një debat me nënën e tij 57-vjeçare, Aziz, dhe më pas e vrau atë së bashku me vajzën e tij të mitur, Azra.

Sipas raportimeve, ai i vendosi trupat në bagazhin e automjetit dhe u nis drejt banesës së ish-gruas së tij, Ukan.

Atje, sipas mediave turke, ai u maskua si shpërndarës dhe e vrau atë në hyrje të ndërtesës përpara se të qëllonte veten dhe t’i jepte fund jetës së tij./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›