E Diel, 1 Nëntor 2026

Tronditet Vlora, ekzekutohen tre persona në plazh, mes tyre një femër

POLICIAVlora- Qyteti i Vlorës është tronditur pasditen e sotme, pasi tre persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja është shënuar në një resort privat në zonën e quajtur si Kalaja në plazhin e Ujit të Ftohtës, ku një person ka hapur zjarr ndaj të pranishmëve, ku mes të vdekurve njëra është femër, e cila dyshohet të jetë prekur nga plumbat në mënyrë aksidentale.

Aktualisht policia ka nisur hetimet dhe ka zbuluar identitetin e viktimave, të cilët janë: Diana Ramadan Ademi, 53 vjeçe, Ferdi Agron Bajlozi nga Prrenjasi, 17 vjeç dhe Sokol Asqeri Isufaj, 34 vjeç, nga Roskoveci i Fierit. Aktualisht po punohet për kapjen e autorit, ndërsa sipas dëshmitarëve ai menjëherë pas ngjarjes është larguar me makinë. Në komisariat janë shoqëruar dhjetra persona që ishin të pranishëm, ndërsa policia ka zbuluar targën e makinës e autorit dhe po punon për ndalimin e saj.

Dyshohet se shënjestra ka qenë 34-vjeçari Isufaj, ndërsa dy të tjerët janë vrarë në mënyrë aksidentale. Sipas dëshmitarëve autori ka qenë një i ri rreth 20 vjeç, i veshur me rroba plazhi, i cili pasi ka dalë nga ambientet e resortit, ka nxjerrë nga poshtë bluzës një kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të 34-vjeçarit, i cili ndodhej pranë Agron Bajlozit, ndërsa në momentin që ka qenë duke ulur armën një plumb ka qëlluar në kokë Diana Ademim. Më pas i riu ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi.

Më vonë policia reagoi përmes një deklarate për shtyp, ku tha se  po hetohet në dy pista, për hakmarrje dhe për një sherr të momentit.

Për këtë ngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë është ngritur grupi hetimor me specialistët më të mirë Kundër Krimeve të Rënda i cili aktualisht po punon në dy pista kryesore, në atë të një grindjeje të rëndë të çastit e cila ka degraduar në përdorimin e armës dhe në atë për motive hakmarrjeje të një prej viktimave,- shprehet policia.

Por burime të policisë bëjnë me die se ngjarja  ka ndodhur për një sherr të momentit mes dy grupe pushuesish. Pas sherrit njëri prej tyre ka thirru persona të tjerë dhe kjo solli humbjen e tre jetëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›