Aksident automobilistik në Durrës, plagosen rëndë dy 13-vjeçarë
Durrës- Si pasojë e nja aksidenti automobilistik të ndodhur mbrëmë në Durrës kanë mbetur të palgosur dy fëmjië të moshës 13-vjeçare. Ngjarja është shënuar në zonën e Fllakës, ku automjeti me të cilin po udhëtonin ata ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.
Sipas burimeve policore i mituri me iniciale A.H i ka marrë fshehurazi makinën të atit dhe bashkë me shokun e tij E.K kanë dalë shëtitje, por ai ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga.
Ata janë dërguar fillimisht në spitalin e Durrësit në gjendje rëndë, ndërsa njëri prej tyre është transportuar në një spital privat në Tiranë ku është në gjendje kritike.