E Diel, 1 Nëntor 2026

Tronditet futbolli gjerman, vdes portieri i përfaqësueses

Policia gjermane po heton në dy pista, atë të përplasjes nga treni, ndërkohë që nuk përjashtohet as vetëvrasja. “Jemi te shokuar, nuk di çfarë të them”, shprehet Oliver Bierhof, menaxher i kombëtares së Gjermanisë.

Portieri Enke pati zëvendësuar Jens Lehmanin në katërkëndëshin e Gjermanisë pas evropianit të para një viti. Ai kishte disa javë që nuk po aktivizohej me skuadrën e Hanoverit për shkak të një dëmtimi.

Robert Enke, 32 vjeç, në karrierën e tij është aktivizuar edhe me Benfikën, Barcelonën, Fenerbahçen dhe Tenerifen. Enke la pas gruan me një fëmijë të adoptuar 3 vjet pas vdekjes së vajzës së tyre dy vjeçare.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›