E Diel, 1 Nëntor 2026

Del nga shtrati lumi Vjosa, rrezikohen disa shtëpi

Për pasojë, disa shtëpi rrezikohen nga përmbytjet në fshatin Cerven. Për të përmballuar këtë situatë, është mbledhur Shtabi i Emergjencës në qytetin e Vlorës, i cili ka marrë masa për të minimizuar pasojat.

Ky shtab ka ngritur grupe pune, për të minimizuar pasojat tek banesat. Hektarë të tërë toke bujqësore në këtë zonë tashmë janë të mbuluara nga uji.

Ndërkohë, edhe në disa zona të Vlorës ka pasur pasoja nga përmbytjet. Uji tek ura e Mifoli ka bërë që të përmbyten katër banesa.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›