E Diel, 1 Nëntor 2026

Tronditet sërish Italia, shqiptari qëllon me thikë gruan para vajzës së tyre të mitur

Tronditet sërish Italia, shqiptari qëllon me thikë gruan para

Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një 54-vjeçar nga Shqipëria, i cili tentoi të vriste gruan e tij 42-vjeçare duke e goditur disa herë me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Barit, në sy të vajzës 16 vjeçare të çiftit. Sipas mediave italiane 54-vjeçari qëlloi me thikë bashkëshorten, e cila më pas u transportua drejt spitalit ku bëhet me dije se ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve nga goditjet me thikë në mushkëri.

Mediet italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje martesore që kishte çifti, ndërkohë autoritetet raportuan se pas ngjarjes u ngritën postoblloqe në të gjithë zonën ku dhe pas disa orësh u bë i mundur arrestimi i 54-vjeçarit i cili akuzohet për “vrasje e mbetur në tentativë”.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›