E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropojë, dy të rinj bllokohen në Qafën e Luzhës

Dy të rinj janë të bllokuar prej 48 orësh në borë, në Tropojë.

Ata kanë kërkuar ndihmë, pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka mbetur I bllokuar në vendin e quajtur Qafa e Luzhës, ku trashësia e borës është të paktën 1.5 metër.

Mësohet se përveç trashësisë së dëborës, dy personat e bllokuar përballen edhe me temperaturat e ulëta, të cilat arrijnë në -15 gradë.

Moti i keq dhe rrugët e bllokuara e bëjnë të pamundur ndërhyrjen për t’u ardhur në ndihmë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›