E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora, Policia Rrugore: Ja situata në rrugët e vendit

Komuna te thella te bllokuara dhe rruge te kalueshme me veshtiresi per shkak te reshjeve te bores, apo ngrices. Kjo eshte edhe sot situata ne shume pjese te vendit.

Policia rrugore ben apel per drejtuesit e mjeteve te jene te kujdesshem ne qarkullim per te evituara aksidentet, nderkohe qe kerkon perdorimin e zinxhireve aty ku eshte e domosdoshme. Te dhenat me te fundit nga Policia Rrugore e paraqesin situatane si me poshte:

Në qarkun Kukës:

1.      aksi rrugor Morinë Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

2.      aksi Kukës Krumë i kalueshëm me zinxhirë,

3.      aksi B.Curri Qafë Morinë i  pakalueshëm,

4.      aksi B.Curri Fierzë i pakalueshëm,

5.      aksi B.Curri Valbonë i pakalueshëm,

6.      aksi Krumë B. Curri  i pakalueshëm,

7.      aksi Krum Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë,

8.      aksi Kukës Topojan  i pakalueshëm,

9.      aksi Ujmisht Lusen Bushtricë Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm me zinxhirë,

10.  aksi Shëmri Kukës, i kalueshëm me zinxhirë,

11.  aksi rrugor Topojan Shishtavec i pakalueshëm,

Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Temperaturat  vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe reshjet e dëborës me më intensitet në Has dhe Tropojë dhe me erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:

1.      aksi rrugor Peshkopi Bulqizë Klos i kalueshëm me zinxhirë,

2.      aksi rrugor Klos Burrel Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë,

3.      aksi Bulqizë Shupenzë Ostren i pakalueshëm,

4.      aksi Krastë Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

5.      aksi rrugor Peshkopi Sllovë Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,

6.      aksi Peshkopi Muhurr Aras  i pakalueshëm,

7.      aksi Arras Zall Dardhë Reç i pakalueshëm,

8.      aksi Stëblevë Librazhd  i pakalueshëm,

9.      aksi Arras Lurë i pakalueshëm.

Temperaturat  vazhdojnë të jenë m렠të ulëta se dje dhe reshjet e  dëborës me më pak intensitet dhe në zonat e thella, por ka një erë të fortë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:

1.      aksi rrugor Shkodër Mabe i kalueshëm, por ka ngrica,

2.      aksi  rrugor Shkodër Koman i kalueshëm pa zinxhirë, por ka ngrica,

3.      aksi Qaf Çelë Pukë, i kalueshëm me zinxhirë,

4.      aksi Puke Fushë Arrës -  Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,

5.      aksi Fushë Arrës Gjegjan Shpal, i kalueshëm me zinxhirë,

6.      aksi Koplik Hani i Hotit, i kalueshëm por ka ngrica,

7.      akset Koplik Razëm, i kalueshëm me zinxhirë,

8.      aksi Bogë Theth, Selcë Vermosh, të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,

9.      akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,

10.  aksi Qafë Mali Dardhë Fierzë, i pakalueshëm,

11.  aksi Fushë Arrës Iballë, i  pakalueshëm.

Temperaturat  vazhdojnë të jenë m렠të ulëta sot dhe reshjet e  dëborës bien me më pak intensitet në Pukë dhe Malësi të Madhe, por ka një erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:

1.      aksi Rubik Kalimash, i kalueshëm pa zinxhirë me vështirësi,

2.      aksi rrugor Mirditë Shpal Fushë Arrës,  i kalueshëm me zinxhirë,

3.      në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.

Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme dhe  po punohet me entin pronar të rrugëve për normalizimin e situatës.

Në qarkun Tiranë:

1.      në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë,

2.      në drejtim të Dajtit, i kalueshëm me zinxhirë.

Në qarkun Elbasan:

1.      aksi Librazhd Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,

2.      aksi Elbasan Qafë Krrabë, i kalueshëm,

3.      aksi Librazhd Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:

1.       aksi rrugor  Kapshticë Korçë, i  kalueshëm me zinxhirë

2.      aksi Korç렠 - Qafë Thanë, i  kalueshëm pa zinxhirë,

3.      aksi rrugor Boboshticë Dardhë dhe aksi rrugor Korçë Voskopojë, të kalueshme me zinxhirë,

4.      aksi Korçë Ersekë Leskovik kalohet me zinxhirë,

Temperaturat  vazhdojnë të jenë m렠të ulëta sot dhe reshjet e dëborës me më pak intensitet edhe në zonat malore, por me një erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:

1.      aksi Bogovë Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

Në të gjitha akset e tjera rrugore të këtij qarku lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:

1.      aksi Kakavijë Gjirokastër Tepelenë kalohet pa zinxhirë,

2.      aksi Tepelenë Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,

3.      aksi Përmet Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,

4.      aksi Jorgucat Qafa e Muzinës, i kalueshëm pa zinxhirë,

Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:

1.      në segmentin rrugor Vlorë Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›