E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropojë, grabitën një shtetas gjerman, arrestohen

Në pranga përfunduan Paris Metaliaj, 20-vjeç, me arsim të mesëm si dhe E.M, 16-vjeç, të dy lindur dhe banues në fshatin Dragobi të Komunës Margegaj.

Këta shtetas u ndaluan, pasi një ditë më parë, shtetasi gjerman me inicialet W. M, i datëlindjes 01.09.1949, me banim të përkohshëm në Prishtinë, ka bëre kallëzim se të shtunën në rrugën Dragobi-Qerem të Komunës Margegaj, pasi kishte parkuar automjetin e tij tip Wolzvagen Pasat ne anën e rrugës, kur është kthyer ka gjetur xhamin e majtë të thyer, ku i kishin vjedhur një aparat fotografik, dy USB, një shishe Uiski dhe një shishe verë. Të gjitha materialet e vjedhura u sekuestruan si prove materiale.

Materialet në ngarkim te shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale të “vjedhjes”. /Start/

                                                                                             2012-08-13 09:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›