E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Shqipëria ka nevojë për një rilindje

Në një reagim në faqen e tij online pas deklaratës së ministres Bregu, Rama u shpreh se, duhej që kryeministri të ishte konsultuar me SHBA-në përpara hapave të tillë, të cilët sipas Ramës, po çojnë drejt fundit këtë qeveri.

“Çka është edhe më e rëndë është mënyra se si Ministrja e Çintegrimit përpiqet t'ua prezantojë shqiptarëve shefin e ri të SHISH-it, si një akademik të spikatur jo partiak. Nuk ka shqiptar që nuk e kupton se është vet Sali Berisha me dorën e tij që e ka kthyer bashkëpunëtorin e Gazidedes në Tiranë, për ta përdorur si ushtar.

Në detyrën e re të drejtorit të SHISH ai është vendosur vetëm pasi ka dëshmuar gatishmërinë dhe besnikërinë e nevojshme në kohën kur ishte drejtor i kundërzbulimit në SHIK-un e Gazidedes”, thekson Rama.

Kryetari i opozitës shkruan duke perfunduar se “sot më shumë se kurrë, vendit i nevojitet një Rilindje Shqiptare, që do t’u kthejë institucioneve pavarësinë që përcakton Kushtetuta e Republikës dhe qytetarëve një shtet ligjor të drejtë ku të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”./Start/

                                                                                             2012-08-12 19:26
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›