E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Rexhep Qosja: Berisha e ka kthyer Shqipërinë në një autokraci blegtorale

Share

Në një kohë me zhvillime të rëndësishme politike, si mosmarrja e statusit të vendit kandidat për në BE, por edhe me sherre të pafundme midis palëve gjithnjë në konflikt, me një gjendje të acaruar në Veriun e Kosovës etj., etj., mendimi i Akademikut Rexhep Qosja, një prej mendjeve më të ndritura të këtij kombi, merr një rëndësi të veçantë. E quajnë kritikues, e konsiderojnë të ashpër në qëndrimet që mban shpesh ndaj klasës politike në Shqipëri e Kosovë, por më të shumtët mendojnë se ai kritikon dhe është i rreptë ngaqë e do përparimin e këtij kombi si rrallëkush tjetër. I hapur, i drejtpërdrejt, kurajoz dhe largpamës paraqitet ai edhe në këtë intervistë ekskluzive për gazetën Telegraf. I pakënaqur nga qeverisja dhe drejtimi i kësaj klase politike, i pyetur për një debat të mundshëm publik midis Ramës dhe Berishës, Prof. Qosja e përmbledh mendimin e tij me këto fjalë tepër domethënëse: Në vend që të humbja kohën duke e shikuar dhe dëgjuar atë debat, unë do të lexoja, në të vërtetë do të rilexoja, romanin e Balzakut, Shkëlqimi dhe mjerimi i lavireve. Më tej në këtë intervistë, Prof. Qosja flet për çështjen e regjistrimit të popullsisë, për garën në Shqipëri për President, duke bërë dhe një portretizim të kandidatëve të mundshëm. Gjithsesi, ai ndihet optimist në të ardhmen europiane të shqiptarëve.

Pavarësisht se në dukje kemi një zbutje të klimës politike në vend, tensioni vazhdon dhe në të vërtetë nuk është shënuar asnjë hap përpara në bashkëpunimin midis dy forcave më të mëdha politike, PD dhe PS. Si e konsideroni ju këtë gjendje?

- Jo, mjerisht, nuk ka zbutje në klimën politike, nuk ka bashkëpunim midis dy forcave më të mëdha politike, nuk ka ndryshime në mendimet dhe në sjelljet e prijësve të këtyre dy forcave politike. Dhe, siç duken punët, sot për sot nuk mund të këtë aq ndryshim në mendimet dhe në sjelljet e tyre, as bashkëpunim midis tyre! Këto forca politike përfaqësojnë koncepte kryesisht të ndryshme të salduara me mosdurim të ndërsjellë politik; ato përfaqësojnë konceptin liberal- njëra dhe konceptin autoritar tjetra. Me Sali Berishën në krye të PD-së, Shqipëria do të vazhdojë të vuajë krizë të rëndë të përgjithshme: politike, parlamentare, shoqërore, morale, sepse demokracia rurale e arnuar me kokën e duart e tij është e sunduar në mënyrë autokratike!

- Duket se në themel të kësaj krize, apo ngërçi, siç thonë ndërkombëtarët, qëndrojnë problemet me dy zgjedhjet e fundit, ku Shqipëria nuk ka shënuar progres në lidhje me  standardet. Kë bëni përgjegjës për këtë krizë dhe pse?

- Kam shkruar në pranverë në Gazetën shqiptare dhe po e përsëris: gjendjen e sotme në Shqipëri e konsideroj gjendje krize të vazhdueshme: gjendje të krizës politike, parlamentare, shoqërore, morale. Fjala ngërç në të vërtetë është eufemizëm që kanë futur në përdorim demagogët kryesit e punëve të pista të kryeministrit dhe e kanë futur për ta bërë të shpërfillshme krizën që sundon Shqipërinë sot. Fjala ngërç është fjalë e anatomisë, plotësisht banale për të shënuar me të gjendjen politike. Shikojeni Fjalorin e Gjuhës së Sotme  Shqipe? Shikojini fjalorët terminologjikë të politikës a sociologjisë: ngërçet nuk përdoren për të karakterizuar kundërshtitë politike, ekonomike, financiare, shoqërore, morale në një shtet e në një shoqëri. Ato janë nocione të mashtruesve dhe diletantëve politikë. Kundërshtitë politike dhe ekonomike në Shqipëri janë aq të ashpërsuara saqë gjendjen e saj mund ta quajmë jo vetëm krizë, po edhe krizë e rëndë. Në themelet e kësaj krize të rendë, të përgjithshme, nuk qëndrojnë vetëm dy zgjedhjet e fundit, në të cilat Shqipëria nuk ka përmbushur standardet demokratike. Në themelet e kësaj krize të rëndë, të vazhdueshme, qëndrojnë kundërshti të ashpra, pothuaj të papajtueshme sot, politike, ekonomike, shoqërore. Keqpërdorimi i vullnetit zgjedhor të popullit, parregullsitë në zgjedhje, përdorimi i policisë dhe i administratës nga ana e Sali Berishës për të siguruar fitore në zgjedhjet, falsifikimet e dokumenteve vetjake, votimet e të vdekurve, votimet e ngadisahershme të të njëjtit njeri, shantazhimet, kërcënimet dhuna, numërimi dhunues i fletëvotimeve jo për herë të parë sivjet dhe jo vetëm në Tiranë të gjitha këto janë vetëm mbulesa e dukshme e kundërthënieve të brendshme që karakterizojnë shoqërinë shqiptare sot. Edhe kontrolli i pamëshirshëm, i egër, i gjyqësorit nga ana e kryeministrit; edhe përpjekjet e kryeministrit për të vënë nën kontroll SHIK-un; edhe kontrolli i pandërprerë i kryeministrit ndaj hetimeve të tragjedisë së Gërdecit, në të cilën janë të përzier edhe i biri i tij, edhe trumbetuesi i tij medial, edhe ish-ministri i tij i Mbrojtjes; edhe fyerjet banale, primitive, që kryeministri ia drejton Kryeprokurores së Shqipërisë; edhe kthimi i disa televizioneve e i disa gazetave në televizione e në gazeta shërbyese të tij, duke u krijuar privilegje a duke i blerë me financat e tajkunëve besnikë dhe, ashtu, duke i privuar prej çdo morali të gazetarisë – të gjitha këto janë të zezat e vogla me të cilat vetëm sa mbulohen kundërshtitë e brendshme shoqërore! Edhe nxitja e mospajtimeve me gjuhën e njësuar letrare kombëtare, domethënë me gjuhën standarde, janë tjetër e keqe e vogël me të cilën mbulohen ato kundërshtitë e ashpra shoqërore. Cilat janë këto kundërshti? Këto janë kundërshtitë e egra ndërmjet klasës së lartë politike dhe tajkunëve, bashkërisht, në bashkëpunim, të pasuruar me vjedhje, me korrupsion, me plaçkë në procesin e tranzicionit, në njërën anë, dhe të pjesës së varfër të popullit të sunduar, të përçmuar, të përulur, të shtrënguar që të shpërngulet a të durojë papunë, varfëri, mashtrim, në anën tjetër. Këto janë kundërshti të papajtueshme midis atyre që kanë rrëmbyer qëllimin, mjetet dhe financat, në njërën anë dhe atyre që, të manipuluar a të dëshpëruar, e shikojnë këtë rrëmbim pa qenë në gjendje të bëjnë gjë! Prej gjithë kësaj që thashë përgjegjës për këtë krizë është: qeveria e sotme e Shqipërisë me kryeministër Sali Berishën. Më në fund, më qartë e më bindshëm se unë për gjithë këto flasin kabllogramet e ish-ambasadorit amerikan, Uidhers. Ata që më sulmonin mua apo që vazhdojnë të më sulmojnë mua se shkruaj gjoja me inat për Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, le të lexojnë e rilexojnë kabllogramet e këtij  ambasadori të çmuar e të pakorruptueshëm. Ai thotë me gjuhën e tij diplomatike po ato që kam shkruar unë me gjuhën time publicistike. Është e qartë se Kryeministri Sali Berisha me gënjeshtrat e tij ka arritur të mposhtë energjinë, të mos thuhet edhe vetëdijen e rinisë, të studentëve dhe të punëtorëve të dy shtresave më të cenuara në Shqipëri. Por mund të besohet se manipulimit të tij do ti vijë fundi. Në qoftë se të varfrit, të indinjuarit, të cenuarit, të shpërfillurit e Spanjës, të Uoll Stritit, në përgjithësi të Amerikës, të Italisë janë çuar në këmbë kundër atyre dy a tre a katër për qind të pasanikëve që kontrollojnë gjithë pasurinë kombëtare, janë çuar në këmbë dhe kërkojnë ndarje të drejtë të kësaj pasurie, mund të

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›