E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trukimet te tjera arrestime ne Turqi

Me tre arrestime të tjera të nivelit të lartë, ka shkuar në 22 numri i drejtuesve dhe futbollistëve që do të presin në burg ecurinë e procesit të trukimit të ndeshjeve në Turqi, i zbuluar të dielën e kaluar.

Hetimi ka të bëjë me 19 ndeshje të trukuara në kampionatet e kaluara të kategorive A dhe B.

Mes së dielës dhe së hënës ishin rreth 60 personat e ndaluar, mes të cilëve futbollistë, trajnerë, gazetarë dhe drejtues kompanish.

Mes tyre spikat figura e Aziz Yuldirim, president i klubit kampion të Fenerbaces.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›