E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump-Osmanit: Po bëni punë të shkëlqyer, më merrni në telefon kur të mos shkoni mirë me Serbinë

UASHINGTON, 19 shkurt/ATSH/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shprehur vlerësime për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Presidentja Osmani e Kosovës, faleminderit shumë që je këtu! Po bëni një punë të shkëlqyeshme”, u shpreh Trump, gjatë prezantimit të udhëheqësve të pranishëm në takimin e parë të Bordit të Paqes të zhvilluar sot në Uashington.

Gjatë fjalës së tij, Trump, teksa i kërkoi të ngrihej në këmbë para të gjithëve, e vlerësoi Osmanin për punën që ka bërë sa i përket dialogut me Serbinë.

“Kosova dhe Serbia. Çfarë pune. E vlerësojmë. Dhe po shkoni mirë, dhe kur nuk shkoni mirë më merrni në telefon. Faleminderit shumë”, tha Trump.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›