E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trump: SHBA rivendosin bllokadën ndaj porteve iraniane, Ngushticën e Hormuzit e marrim ne

Presidenti amerikan Donald Trump kanë bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara po rivendosin bllokadën ndaj porteve iraniane dhe do të marrin përsipër menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit, duke tarifuar anijet që kalojnë nëpër të.

Në një postim në Truth Social, Trump shkroi: “Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe do të mbetet e hapur, me ose pa Iranin”.

Ai shtoi se SHBA-ja po rivendos “bllokadën iraniane”, e cila synon vetëm anijet iraniane ose ato që transportojnë mallra për Iranin, ndërsa të gjitha vendet e tjera do të kenë akses të lirë dhe të drejtë në ngushticë.

“Nga tani e tutje jem ne ‘ruajtësit e Ngushticës së Hormuzit’, por si të tillë, dhe për arsye të drejtësisë, do të kompensohen me një tarifë prej 20% mbi të gjitha mallrat e transportuara, për të mbuluar kostot e sigurisë dhe mbrojtjes së kësaj zone shumë të paqëndrueshme të botës”, tha Trump.

Sipas tij, procesi do të fillojë menjëherë.

Bllokada amerikane ndaj porteve iraniane filloi gjatë luftës, pas bllokimit të ngushticës nga Irani, në përgjigje të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit në fund të shkurtit 2026.

Irani ka mohuar deklaratat e Trumpit dhe pohon se ai ende kontrollon ngushticën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›